I dhanë fund armiqësisë, Fifi e ftuar në ditëlindjen e Taynës

Fifi e ftuar në ditëlindjen e Taynës, pamje ekskluzive.

Të dyja artistet e estradës i kanë dhënë fund armiqësisë së tyre.

Fillorete Raçi-Fifi dhe Doruntina Shala-Tayna, në vitin 2018-të kishin disa përplasje virtuale dhe kjo kishte ndodhur si shkak i projekteve muzikore të cilat thumbonin njëra-tjetrën me tekstet e këngëve, shkruan lajmi.net.

“S’më bën përshtypje nëse e ki belin e hollë, mos i jep vetes rëndësi se je t’u u kalb n’silikon”, ka qenë një rresht kënduar nga Fifi, ndërsa Tayna nuk ka hezituar t’ia kthente.

Ajo kishte publikuar një fotografi duke shkruar: “Like po e gjetët dikë me bel të trashë”, një koment ky që është cilësuar diss i drejtpërdrejtë ndaj Fifit.

Megjithatë, pas shumë komenteve negative drejt njëra-tjetrës, të dyja artistët i dhanë fund armiqësisë.

Ishte Tayna, ajo e cila e kishte bërë hapin e parë drejt përmirësimit të raportit me Fifin.

Këngëtarja i kishte pëlqyer postimin e kantautorit, Flori Mumajesi ku Fifi këndon këngën “Diell” teksa më vonë ishte Fifi ajo e cila e ndau në storien e saj në Instagram këngën e re te Taynës “Heroinat”.

Ndërkohë, përveç kësaj, Tayna e ka ftuar sot Fifin në ditëlindjen e saj të 25-të.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey