I iku dënimit me burg, 26-vjeçari kapet në Tabanoc

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se në kufirin e Tabanocit ka arrestuar dje një 26-vjeçar, i cili kërkohej që të vuante dënimin me burg.

“Më 19.05.2021 në ora 17.40 në vendkalimin kufitar në “Tabanoc”, nga liria është privuar S.I.(26) nga Kumanova, për shkak se gjatë kryerjes së kontrollit është konstatuar se personi, me telegram të Sektorit të bashkëpunimit policor ndërkombëtar, gjendet në evidencën zyrtare për vuajtjen e dënimit me burg për veprën penale “fshehje”, i dënueshëm në bazë të nenit 261 të Kodit Penal”, thuhet në njoftim, transmeton TV21.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey