I jepet lamtumira e fundit Shaqir Hoti

I është dhënë lamtumira e fundit instrumentistit të njohur, Shaqir Hoti.

Aiu varros në Rugovë të Hasit të Gjakovës në një ceremoni ku morën pjesë familjarë e miq të të ndjerit.

Shaqir Hoti ishte i lindur më 1936, në fshatin Rogovë të Hasit. Që në moshën 6-vjeçare luajti me instrumentet aerofone si fyej, kavalle, bishtnica, pipëza e të tjera.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje e të mesmen e muzikës në Prizren, në flaut.

Një kohë punoi në fshatin e lindjes duke kontribuar në organizimin e jetës kulturore. Më pas u angazhua në orkestrën popullore të Radio Prishtinës si flautist i parë. Mori pjesë në festivale me karakter vendor dhe ndërkombëtar me instrumente frymore.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey