I kemi parë gjithmonë në sherr, kush është personi që pajtoi Stresin dhe Noizyn

‘Konflikti’ mes këngëtarëve. .

Mandi Nishtulla, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Expuls”, ku ka bërë deklaratën e bujshme se ka qenë ai që i ka pajtuar këngëtarët Stresi-Noizy.

“Unë jam si Bob Marley i Albania-s. Isha një ditë tek studio ime, si gjithmonë ne çunat e rinj e kemi qejf alkoolin dhe këto gjërat e tjera, që të ecim para. I thashë vetes, Mand duhet te dalësh dhe të thuash, Stresi dhe Noizy bëhuni bashkë. Sepse do më kujtoni, do ia dini të mirën e njëri-tjetrit. Jam bazuar tek kjo vlla, sepse janë rrit me njëri-tjetrin dhe ndodhi një elektricitet, kjo ndodhi sepse duhen shumë”, u shpreh ai.

Kujtojmë se para pak ditësh, Stresi realizoi një video live me Mandin dhe Kozakun, ku tha se vetëm dy repera janë në Shqiptari: Noizy & Stresi!

Kur dëgjojmë emrin e Mandi Nishtullës padyshim që të gjithëve na vjen në mend kënga “Të ka lali shpirt”.

Ai nuk është kursyer me kritikat pasi u shpreh se nuk ka marrë asnjë lekë nga klikimet e këngës që bëri namin gjithandej. Mandi tregon gjithashtu se nuk ka raporte të mira me dy bashkëpuntorët e këngës, me Silva Gunbardhin dhe Dafi Dertin.

“Në këngë nuk më kanë vendosur kredencialet se ku mund të më gjejnë njerëzit. Madje më kanë dhe diçka tjetër, qe klikimet nuk paguheshin, është budallik të kërkosh ti lekë. Ato klikime, ato gjonat ja kam dhënë atyre, le t’i marrin janë miliona euro. Nuk kam marrë kokërr leku. Ideja e këngës ka qenë e imja, kam qenë duke ik në Francë, duke parë nga dritarja, më erdhi refreni i këngës, e shkruajta. Shkova tek Alfred Sula, ka qenë bashk me Dafin dhe këta nuk ishin martuar ende. Ishim të gjithë ok, dhe më pas vjen Silva e cila e dinte që kënga do bënte namin, kërkoi të ishte patjetër, ishim dobët me buxhetin dhe klipin e pagoi Silva. Nuk e di çfarë kanë bërë me klikimet”, u shpreh ai i revoltuar.

Ai tregoi se komunikon me Dafin, ndërsa me Silvën tha se i ka ndërprerë kontaktet.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey