I keni ngjyrosur flokët ndonjëherë në jetë? Mund të jetë fatale për shëndetin tuaj

Sharing is caring!

Një studim i ri, ka gjetur një lidhje në mes ngjyrosjes së flokëve dhe kancerit në gji. Mirëpo, sa ndikojnë me të vërtet kemikatet në shëndetin e një gruaje.

Studimi që është publikuar të Marten ka treguar se: Gratë të cilat ngjyrosin përherë flokët, kishin një rrezik më të lartë të zhvillimit të kancerit në gji, në krahasim me gratë të cilat nuk i kanë përdorur asnjëherë këto produkte, raporton “Today”.

Sido që të jetë, ekspertët thonë se gratë nuk duhet të alarmohen nga këto të gjetura, këtë e tha edhe Alexandra White, një hulumtuese në institutin nacional të shëndetit në Amerikë.

“Ne e dimë që një numër i madh dhe i ndryshëm i faktorëve mund të kërcënojnë dhe ndikojnë në shëndetin e gruas dhe në zhvilimin e kancerit në gji, dhe këtë rrezik që po flasim tani është i kuptim por i vogël”- tha White.

“Kur mendojmë për kancerin në gji apo edhe për të tjera sëmundje, ne duhet të i kemi parasysh edhe faktorët e tjerë, që janë mënyra e të ushqyerit dhe aktiviteti fizik, pastaj edhe faktorë të tjerë”.

Ekspertë të tjerë kanë thënë se gratë ngjyrosjen e flokëve nuk duhet ta shohin si shkaktarë i kancerit në gji.

The post I keni ngjyrosur flokët ndonjëherë në jetë? Mund të jetë fatale për shëndetin tuaj appeared first on ShqipMedia.

Sharing is caring!

Loading...
shares