I kujton 17 majin,  Meta sulmon Bashën: Nëse ka pakt me Ramën, kjo për destabilitetin

Majlinda e bëri grimin vet sonte, shikoni në ҫfarë gjendje ka përfunduar

Majlinda e bëri grimin vet sonte, shikoni në ҫfarë gjendje ka përfunduar

Presidenti ka qenë i ashpër edhe në qëndrimet e kryedemokrati Lulzim Basha po mban në raport me krizën politike, duke aluduar edhe për ndonjë marrëveshje të fshehtë mes liderit të opozitës dhe kryeministrin Edi Rama. Presidenti i kujtoi Bashës marrëveshjes së tre vite më parë, të 17 majit që e la PD-në në opozitë, duke akuzuar se luftën politike në zgjedhjet parlamentare e bëri kundër LSI-së dhe PDIU-së dhe jo kundër opozitës. Pjesë nga intervista në emisionin “Opinion”.

A ka një marrëveshje Rama-Basha?

Inshallah ka, ta bëjnë marrëveshjen kur të duan. Qoftë se ka marrëveshje për destabilitet kjo është tjetër gjë, nëse bëjnë marrëveshje për stabilitet ta bëjnë me kënaqësi. Pra, Presidenti nuk mund të marrë përsipër kur të tjerat nuk punojnë me integritetin e presidentit. Presidenti punon në bazë të kushtetutës jo të “Facebook”.

Ju besoni që opozita e mundte në zgjedhjet lokale Ramën?

Unë kam qenë shumë i bindur për këtë gjë. Problemi nuk ishte se ai vodhi se që do vidhte ajo dihej. Problemi ishte se kryetari i PD i futi në çadër për të hequr Edi Ramën dhe pas çadre doli që e kishte problemin me LSI dhe PDIU dhe kjo demoralizoi elektoratin opozitar.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey