I ndaluar në Greqi? Kryebashkiaku i Mallakastrës nxjerr blof PD-në (Dokumentet)

Pasi PD denoncoi Qerim Ismailajn, kreun e Bashkisë Mallakastër ka ardhur edhe reagimi i tij duke u shprehur se ishte i hapur për çdo lloj verifikimi.

Sipas PD, Ismailaj dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe se në periudhën 1999-2000 ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke.

Por, Ismailaj nuk e ka lënë me kaq. Në profilin e tij në Facebook ai ka publikuar edhe disa dokumente të cilat, sipas tij, konfirmojnë se Qerim Ismailaj jo vetëm që nuk ka dalë emigrant në periudhën për të cilën akozohet, por edhe ka marrë edhe rrogën si mësues.

“Lidhur me pyetjen se çfarë më kujton 25 shkurti 2000, ju bej me dije se me kujton një ditë normale pune si mësues në shkollën 8-vjecare “I.Shehu”, Corrush. Bashkangjitur list pagesat per këtë periudhe”, shkruan ai në profilin e tij në Facebook.

Statusi i plotë
Pershendetje te gjitheve!

Do te doja qe nepermjet ketij statusi te ndaja me ju nje prononcim lidhur me deklaratat e bere sot nga Partia Demokratike lidhur me emrin tim dhe te kaluaren time:

1- Dua te theksoj se gjithcka kam deklaruar ne formularin e dekriminalizimit eshte e vertete.

2- Po ritheksoj dhe njehere se per periudhat qe kam punuar si emigrant ekonomik ne Greqi nuk jam arrestuar apo ndaluar asnjehere nga policia greke per cfardo arsye ligjore.

3- Lidhur me pyetjen se cfare me kujton 25 shkurti 2000, ju bej me dije se me kujton nje dite normale pune si mesues ne shkollen 8-vjecare “I.Shehu”, Corrush.

Bashkangjitur list pagesat per kete periudhe.
Se fundi per te gjithe ata qe nuk me njohin (pasi ata qe me njohin e dine mire), se nuk jam marre asnjehere me veprimtari te jashteligjshme si dhe jam totalisht i qete ne ushtrimin e detyres qe me kane besuar qytetaret mallakastriote pasi nuk kam mbi vete epitetet e hajdudit, trafikantit te qenieve njerezore apo lendeve narkotike ashtu si mund ti kene eksponete te caktuar te PD.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey