Drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, Eduard Merkaj është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.
Sipas trupës vlerësuese, Merkaj ka dalë i pastër nga hetimet në bazuar në 3 komponentët e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale. Trupa e vlerësimit përbëhej nga Sonila Kadarej, Luljeta Qoku dhe Ledian Rusta.
Vitet e fundit, Merkaj ka mbajtur edhe detyra të tjera të larta në hierarkinë e policisë, si drejtor i Policisë Kriminale dhe i shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave.
Ai mban postin e drejtorit në Departamentin e Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit prej janarit të vitit të kaluar me urdhër të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.