I plasën fishekzjarrët në fytyrë, vdes 50-vjeçari

Një 50-vjeçar britanik humbi jetën natën e ndërrimit të viteve në Tajlandë, pasi një fishekzjarr i shpërtheu në fytyrë. Gary McLaren, ishte duke festuar me partneren e tij dhe miqtë në resortën në Pattaya, në Tajlandë lindoren.

McLaren u përpoq të ndizte një tub kartoni 50 cm të mbushur me fishekzjarre. Dëshmitarët thanë se përpjekjet e tij fillestare për të ndezur fishekzjarrët dështuan dhe ai u përpoq për herë të dytë, e pikërisht kjo ka rezultuar fatale për 50-vjeçarin.

Fishekzjarrët i plasën në fytyrë duke e lënë të vdekur në vend. McLaren kishte studiuar në Kolegjin Tresham, afër Kettering, përpara se të transferohej në Tajlandë.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey