“I preu damarët, hundën dhe faqen”, trondit nëna: Ja si ma vranë vajzën në dhomë (FOTO)

Pas krimit tronditës në Paskuqan, ku kunati Eredet Çapoku vrau me sende të forta kunatën e tij 35-vjeçare, Enkeleda Çapoku, kanë ardhur edhe dëshmitë e para nga vendi i ngjarjes.

E ëma e viktimës tregon detaje rrëqethëse nga krimi i rëndë. Ajo tha për news24 autori goditi me levë atë dhe vajzën 18 vjeçe dhe më pas i preu damarët dhe fytyrën Enkeledës, duke e lënë të vdekur.

“Burrin e kishte në burg. Unë flija këtu të goca, se shtëpinë time e kam në kat të parë, dhe flija këtu me gocat, se ajo e kishte vajzën 18 vjeçe e nuk e lija vetëm. Ky maskarai herë pas herë dilte i bënte presion. Se pati ndejt një kohë këtu te ne, pastaj goca e nxori me qera ke një shoqja vet. Ajo e mbajti një vit pastaj e nxori se nuk paguante qeranë u mor me drogë me pisllëqe, punë e tij.

Pastaj filloi t’i dalë gocës përpara në rrugë, dilte filmonte kudo ku shkonte goca në kafe me shoqet. Mbrëmë ka qenë duke pirë nëpër lokalet e Paskuqanit, a drogë ka pirë, ku di unë, vetëm kur erdhi, ka shqyer derën, ma futi mua në levë dhe rashë pa ndjenja, pastaj i ra me levë edhe gocës, dhe më pas i preu gocës damarët, e preu me thikë te hunda deri te faqja”, tregon e ëma e viktimës.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey