I rritur te Milani, talenti i Kosovës transferohet te klubi i Serie C

Pas një sezoni në Serie D te Leviso, sulmuesi nga Kosova, Ismet Sinani ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij, pasi është transferuar te Virtus Verona në Serie C.

Lajmin e ka dhënë për mediat italiane vetë klubi veronez, nëpërmjet presidentit-trajner Luigi Fresco, i cili ka deklaruar se referencat për 23-vjeçarin kanë qenë mjaft të mira dhe ka vendosur ta marrë në ekip.

Ismet Sinani është rritur te të rinjtë e Milanit deri më 2018-ën, teksa më pas u huazua në skuadra të ndryshme, por pa arritur të debutojë asnjëherë me skuadrën e parë të kuqezinjve.

Fanellën kuqezi Sinani e ka veshur edhe te Shqipëria U17, ku ka luajtur dy ndeshje, ndërsa më pas vendosi të përfaqësojë Kosovën, por edhe këtu ka luajtur deri në nivelin U19.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey