I shtrirë dhe…/ Dalin pamjet pas plagosjes me granatë të kryebashkiakut (Foto)

Nën masa të shumta sigurie dhe në një kontroll të lartë mjekësor, kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe ka mbërritur në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Ai është dërguar me urgjencë në ambientet e spitalit ku do t’i nënshtrohet një trajtimi më të specializuar mjekësor.

Në spitalin e Traumës në Tiranë kanë mbërritur edhe figura të mazhorancës të cilët kanë vizituar kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe dhe sekretaren Ermira Qalliu të cilët mbeten të plagosur nga një atentat që iu bë mëngjesin e sotëm në zyrë nga ish-shoferi Gëzim Saraçi.

Tek spitali i Traumës kanë mbërritur kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, zv. kryeministri Erion Braçe, kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, minitri i Brendshëm Sandër Lleshaj, si dhe disa disa figura të tjera politike.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey