I tregojnë me detaje familjen, kërcënohet lojtari argjentinas

Lojtari i Boka Zhuniors, Ramon Abila nuk po kalon një moment të mirë kohët e fundit, teksa është kërcënuar nëpërmjet një telefonate. Sipas asaj që shkruan “La Nacion”, të premten në mbrëmje sulmuesi argjentinas ka marrë një telefonatë nga një numër i panjohur dhe, ka marrë një kërcënim për të dhe familjen e tij.

Në telefonatë futbollistit i kanë thënë se i dinë me detaje, ku rri djali i tij, familja dhe ish-bashkëshortja, teksa e kanë kërcënuar me jetë. Për më shumë ata i treguan me detaje se çfarë ngjyre ishte shtëpia dhe sa nipër dhe mbesa kishte.

Kjo e ka shokuar 29-vjeçarin, i cili menjëherë ka bërë denoncim në polici dhe janë marrë masa për mbrojtjen e tij dhe të familjes. Kjo pritet të ndikojë edhe në formën futbollistike të lojtarit, i cili nuk është aspak i qetë.

Loading...



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk October 9, 2019 5:36 pm ne Sport. ne link https://lajme.mk/?p=159035
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit