“I vëllai në burg, kunati i përndiqte gruan”/ Vëllai i Enkeledës tregon si ndodhi krimi në Paskuqan

Enkeleda Çapoku u vra mëngjesin e sotëm nga kunati i saj Eredet Çapoku në shtëpinë ku jetonte me nënën pasi e përndiqte prej kohësh. Gruaja u gjet pa ndjenja në një pellg gjaku në korridorin e banesës.

Dërgimi me urgjencë në spital nuk i ka shpëtuar jetën gruas. Ervin Fjolla, vëllai i Enkeledës ka treguar për “Abc News” se si e gjeti të motrën e shtrirë në banesë dhe çfarë pa në vendin e krimit.

Në bisedë e sipër vëllai shpjegon se Eredet Çapoku e ka qëlluar motrën me një send të fortë, në dukje si shkop apo levë, ndërsa i ka prerë edhe damarin e qafës.

Ai vijon duke thënë se Eredeti e kërcënonte vazhdimisht të motrën, ndërsa vetë ishte përdorues i drogës. “Motra ishte me urdhër mbrojtje, por kjo nuk e shpëtoi”, tha ai.

Eredet Çapoku e përndiqte kunatën e tij pasi vëllai ndodhej në burg. Ai i bënte foto asaj në vende publike, si kafe apo rrugë dhe ia dërgonte të vëllait në burg.

Autori i krimit në Paskuqan, Erdet Çapoku punonte si fatorino. Pas ngjarjes 34-vjeçari është shpallur në kërkim, pasi u arratis me shpejtësi. Ndërsa gruaja, punonte në një fasoneri këpucësh së bashku me vajzën, teksa burrin e kishte në burg të dënuar me 10 vite për drogë.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey