I vodhën 12 milionë lekë/ Flet 87-vjeçari: Më lidhën, më thanë se do më vrisnin, gruan…

Për grabitjen që ndodhi në Memaliaj ka folur 87-vjeçari, Hiqmet Ramadani. Ai është shprehur se është dhunuar dhe kërcënuar nga autorët.

“Po kundërshtoja, më qëlluan disa herë tek brinjët. Shkova tek djali që kam pak më larg dhe njoftuam policinë. Gruas i mbyllën gojën me ngjitës, mendova se ishte nipi. E qëllova njërin nga ata, filloi të më qëllonte. Hapën valixhen edhe morën lekët. Më thanë mos vepro dhe do të vrasim. Më dhanë dy shkelma, më kanë gjuajtur dhe në nofull. Dorën ma kanë nxirë. Ishin dy persona”, është shprehur ai.

“Këtu ishin paratë, ata i kanë bërë kështu, këtu e kanë lidhur, e kanë bërë një trup”, është shprehur gruaja.

jatës mbrëmjes së djeshme në Memaliaj dy persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e 87-vjeçarit Hiqmet Ramadani dhe kanë vjèdhur një shumë lekësh. Dosja.al mëson se autórët kanë marrë një shumë parash prej 12 milionë lekësh të vjetra.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey