I vranë vajzën në Francë, por nëna nga Berati ka një lutje për Edi Ramën (FOTO)

Pas lajmit të kobshëm se vajza e saj Brunilda Sadushi u gjet e vrarë dhe e djegur në një pyll të Francës, e ëma, Fatimja ka një lutje për shtetin.

“I lutem qeverisë, Edi Ramës, kujtdo që ka fëmijë si unë, të më japin dorë që të sjell trupin e vajzës në Shqipëri”. Zemra e saj ruan bisedën e fundit më të bijën dhe lajmin se do të ritakoheshin pas 7 vitesh larg.

“Mua më ka marri malli mami tha dhe dua të zbres për Vitin e Ri poshtë. Që atëherë ajo nuk më ka marrë më brenda këtyre 15 ditësh”. Prej vitesh 56-vjeçarja kujdeset për të 2 djemtë e Brunildës, që jetojnë në Berat. Nga mendja nuk ndan dot as Leonardon, nipin 3 vjeçar, që pas vdekjes së Brunildës, ndodhet nën kujdesin e shtetit francez.

“I lutem qeverisë të verë dorën në zemër për fëmijët e vajzës që nuk kanë asnjë të ardhur”. 37-vjeçarja Brunilda Sadushi u gjet gjysmë e zhveshur natën e Krishtlindjes, në një park afër qytetit të Kanës. Trupi i saj ishte i djegur pjesërisht.

Policia franceze arrestoi të premten një 28-vjeçar nga Kana si autor të këtij krimi makabër. Ai rrëfeu hetuesve se e ka mbytur 37-vjeçaren pas një sherri që kishin pasur në makinën e tij.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey