Ibra mbetet në ‘San Siro’

Një lajm i mirë vjen sot për fansat e AC Milanit.

Gazetari i njohur Fabrizio Romano raporton së sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimoviç do të vazhdojë kontratën me kampionët në fuqi të Italisë.

‘Rossonerët’ dhe Ibrahimoviç tashmë kanë arritur marrëveshje edhe për një sezon, ndërsa thuhet se lojtari do të fitojë një milion deri në një milion e gjysmë euro në sezon, në varësi të bonuseve.

41 vjeçari ishte në dilemë nëse do të vazhdojë të luajë apo do të pensionohet, megjithatë, asi suedeze do të vesh fanellën e milanistëve edhe për një sezone.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey