Ibra rikthehen Milanin tek fitorja, por goli ka një simbolikë akoma më të veçantë

Zlatan Ibrahimoviç u rikthye tek goli këtë të shtunën ndërsa shënoi në fitoren e Milanit ndaj Kaljarit.

Ky nuk ishte vetëm goli i parë 38-vjeçarit për Milanin që nga 2012-ta, por gjithashtu shënoi një moment historik të rëndësishëm.

Goli do të thotë që sulmuesi suedez tani ka shënuar në dy dekada të ndryshme pasi për herë të parë ka dërguar topin në rrjetë në 1999-ën, kur debutoi me Malmon.

Goli i parë i Ibrahimoviçit erdhi në 30 tetor 1999 për skuadrën e tij lokale Malmo kundër Vastra Frolunda – 7388 ditë më parë.

Ai që nga ajo kohë ka vazhduar të shijojë një karrierë të frytshme drejt trofeve, me golin e së shtunës numri i tyre shkon në 475 gjatë karrierës së tij.

Ibrahimoviç ka luajtur për nëntë klube të ndryshme në karrierën e tij të jashtëzakonshme deri më tani, gjë që e ka marrë atë nga Suedia në Holland, Itali, Francë, Angli dhe madje edhe në SHBA.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey