Ibrahimi: Numri i maqedonasve shumë i vogël, ka rënie të madhe nga regjistrimi i vitit 2002 (Video)

“Ata që pengojnë zbatimin e Ligjit për Regjistrimin duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore”. Kështu u shpreh në një intervistë për gazetën LAJM, anëtari i Kryesisë Qendrore të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi.

Ai, tha se shkak për shtyrjen e regjistrimit është frika nga numri i madh i shqiptarëve dhe jo pandemia. Ibrahimi, kritikoi edhe rolin e partisë shqiptare BDI, e cila sipas tij, po e mbron interesin e partive maqedonase duke mbështetur nismën për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë.

“Po të ketë shtet ligjor,ata që nuk i zbatojnë Ligjet do të duhet të kenë përgjegjësi. Në këtë rast, drejtori i Entit të Statistikave dhe gjithë intruktruktorët e kanë për obligim që sot ta vijojnë procesin e regjistrimit sepse në fuqi akoma është Ligji që sot fillon procesi i regjistrimit. Pra, çdo kush që nuk e respekton atë Ligj do të duhet të ketë përgjegjësi përpara institucioneve të drejtësisë. Pasi ne kemi shumë vërejtje për institucionet e drejtësisë, dyshojmë se këta që dëshirojnë ta shtyjnë regjistrimin kanë arritur t’i manipulojnë edhe institucionet e drejtësisë për interesat e tyre politike.

Si opozitë do ta shqyrtojmë edhe atë opsion që ata që e kanë penguar zbatimin e Ligjit për Regjistrim të kenë edhe përgjegjësi ligjore”, tha Ibrahimi. Intervistën e plotë të Ibrahimit për gazetën LAJM mund ta ndiqni në videon më poshtë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey