Ibrahimovic e këshillon Mbappen që të largohet nga PSG

Mbappe e ka pyetur Ibrahimovicin nëse ai duhet t’i bashkohet Real Madridit kurse ylli i AC Milan e ka këshilluar atë që të largohet nga PSG

Fituesi i Botërorit pritet që të përcaktohet për të ardhmen e tij, që do të jetë në Paris ose në Madrid, derisa kontratës së tij po i vije fundit,.

Zlatan Ibrahimovic ka treguar se kohëve të fundit i ka dhënë këshilla për karrierë Kylian Mbappes – dhe i ka thënë atij që të largohet nga Paris Saint -Germain për të shkuar në Real Madrid.

Mbappes do t’i skadon kontrata në verë dhe tani ai pritet që të marrë vendim definitiv për të ardhmen e tij.

Sulmuesi pritet që të kalojë në Madrid, por do të qendrojë në Parc des Princes deri në fund të këtij sezoni.

“Vetëm Kyliani mund të përgjigjet se ku dëshiron të shkojë. Varet nga atë çfarë ai dëshiron, çfarë ai mendon”, tha Ibrahimovic për L’Equipe.

“Unë, do të largohesha. Por nëse do isha PSG, do të përpiqesha ta mbajë. Është ai i cili vendos. PSG dëshiron ta mbaj, natyrisht, por a dëshiron ai të rrijë?”.

“Po ashtu mendoj që ka klube tjera që e dëshirojnë: nëse jam menaxher dhe keni mendimet e juaja dhe nuk e dëshironi Mbappen, atëherë jeni në biznesin e gabuar. Ai me ka pyetur, po, dhe i kam thënë: ‘Nëse do isha në vend tuajin, do të shkoja në Real”.

“Kam pasur mundësinë që të luajë në skuadra të ndryshme, vende të ndryshme, me kampionë të ndryshëm dhe kjo është mënyra si kam mësuar si jam rritur. Të luash në shtëpi e bën karrierën e juaj të lehtë, sipas mendimit tim. Por, kur paketoni valixhet dhe shkoni në vende tjera, është një aventurë”. /GazetaExpress/

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey