Ibrahimovic mbërrin në Milano, nesër prezantimi

Zlatan Ibrahimovic ka zbarkuar në Milano nga Stokholmi, ku u prit nga tifozët kuqezinj dhe drejtori i Milanit, Zvonimir Boban.

38-vjeçari do t’u nënshtrohet testeve mjekësore gjatë ditës, ndërsa të premten në mbrëmje do të prezantohet si lojtar i Milanit.

Mediet italiane kanë raortuar se do të marrë 3.5 milionë euro në sezon te klubi e Serisë A, pas transferimit si lojtar i lirë.

Gjiganti suedez e ka veshur fanellën e Milanit nga vitit 2010 deri më 2012, duke i shënuar 56 gola në 85 paraqitje.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey