Ibrahimovski: Ne romët jemi mbi 7 % në Maqedoni, me regjistrimin na sakatosën!

Kryetari i Partia për Emancipimin e Romëve (PCER), Samka Ibraimovski, ka reaguar lidhur me shifrat e regjistrimit në Maqedoninë e Veriut.

Ai vlerësoi se regjistrimi ka qenë “turp”, dhe sipas tij, ai që e ka bërë duhet të përgjigjet penalisht.

Ibrahimovski paralajmëroi regjistrim të ri, i cili do të bëhet shtëpi më shtëpi nga romët në Maqedoni.

“Ky regjistrim është turp dhe ne nuk e njohim dhe ai që e ka bërë duhet të mbajë përgjegjësi penale. Do të ankohemi në ambasadat e huaja, në Bruksel dhe në Uashington dhe së shpejti do të fillojmë një operacion për të vërtetuar se ky regjistrim është falsifikuar dhe se romët, në vend që të jenë më shumë se 7 për qind, janë grupi i tretë etnik më i madh në vend, janë dëmtuar në mënyrë katastrofike”, thotë Ibraimovski.

Sipas tij, i gjithë regjistrimi është bërë me një qëllim – si të sigurohet dhe të formësohen numrat dhe raporti i kërkuar i përfaqësimit të shqiptarëve. Sipas Regjistrimit 2021, romët kanë dalur 2.53%.

Ky regjistrim është kundërshtuar edhe nga shoqatat rome.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey