Ibraimovski deklaroi se nuk do ta njohë regjistrimin, nëse romët nuk janë rreth 7%

Kreu i Partisë për Emancipimin e Plotë të Romëve (PCER), Samka Ibrahimovski thotë se nuk do ta njohin regjistrimin e popullsisë nëse romët dalin nën 7%.

Sipas tij, romët në vend janë rreth 100 mijë deri në 120 mijë dhe pret që komuniteti i tyre me regjistrimin e fundit të jetë 7 për qind nga numri i përgjithshëm i popullsisë.

“Nuk e kam njohur regjistrimin e fundit, kështu që tani nëse përqindja është e njëjtë, normalisht nuk do ta pranoj 100 për qind, sepse e dimë numrin e romëve në Maqedoni dhe gjithçka që do të jetë nën këtë përqindje aktuale do të vlerësohet negativisht. Përllogaritjet tona janë se janë 100-120 mijë romë, që i bie mbi 7%. Ndërsa me regjistrimin e fundit dolën 2,66 % ”, theksoi Ibraimovski.

Në Kongresin e PCER-it në vitin 2019, Samka Ibraimovskit iu dha një mandat i ri për të udhëhequr partinë për katër vjet. Ai është pjesë e koalicionit me LSDM, por nga kuvendi i djesh i partisë ka paralajmëruar mundësinë e braktisjes së këtij koalicioni, nëse nuk merr pjesën e tyre të kulaçit qeveritar.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey