Ideja interesante gjermane për ta ndalur Putinin

Enver Robelli

Lufta në Ukrainë (50)

Në Gjermani ka mendime të ndryshme se si të dëmtohet Vlladimir Putini në mënyrë që të ndalë plojën e tij në Ukrainë. Disa thonë se nëse në Gjermani do të kufizohej shpejtësia e ngasjes së veturës në 100 kilometra në orë, atëherë do të kurseheshin mjaft derivate, rrjedhimisht do të blihej më pak naftë nga Rusia. Por për shoferin gjerman ideja që në të ardhmen nuk mund të fluturojë me veturë në autostradë me 260 kilometra në orë është e barabartë me apokalipsin. Liberalët, njëra nga partitë e kolicionit qeverisës, janë mbështetës të shoferëve. Andaj s’ishte befasi që ministri i Komunikacionit Volker Wissing tha se Gjermania nuk ka aq shumë shenja komunikacioni për të zbatuar kufizimin e shpejtësisë. Me sa duket ministri mendon se në çdo 100 metra duhet vendosur një shenjë me paralajmërimin: “Gjerman, kujdessssssssssssssssssss, shpejtësia maksimale 100 kilometra në orë”. Ka një mënyrë tjetër më të lehtë për kufizimin e shpejtësisë: qeveria publikon vendimin për ndalimin e shpejtësisë dhe ia komunikon atë publikut. Kush nuk e zbaton, gjobitet.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey