Ideja për ‘Shqipërinë e Madhe’ e frikëson kryediplomatin rus: Përbën lojë e rrezikshme

Kryediplomati rus

Shefi i diplomacisë ruse, Sergey Lavrov, ka hedhur poshtë mundësinë e ndryshimit të kufijve në territorin e ish-Jugosllavisë.

Në një konferencë të përbashkët shtypi pas bisedimeve me homologun e tij serb Nikola Selakoviq, Lavrov ka thënë se ideja e krijimit të “Shqipërisë së Madhe” si një formë e zgjidhjes së problemit të Kosovës, si dhe deklarata e kryeministrit slloven Janez Jansha se prishja e Jugosllavisë ende nuk ka përfunduar, ishin “të papranueshme, shumë të dëmshme dhe provokuese”.

Tutje, Lavrov, tha se bisedime për një “Shqipëri të Madhe” ka pasur edhe në të kaluarën, shkruajnë mediat serbe, transmeton Demokracia.com.

“Bisedimet për një Shqipëri të madhe nuk u shfaqën sot, ne gjithmonë u kemi bërë thirrje partnerëve nga BE dhe NATO të presin plane të tilla dhe të mos lejojnë që retorika të tilla të shtyhen perpara, tha Lavrov.

“Është një lojë e rrezikshme. Ekziston Rezoluta 1244, e cila nuk është shfuqizuar nga askush dhe politikanët e papërgjegjshëm, veçanërisht kryetarët e qeverive të vendeve evropiane, nuk kanë të drejtë të paraqesin ide që dëmtojnë vetë konceptin e përcaktuar në Rezolutën 1244,” tha Lavrov.

Ai tha se rezoluta respekton sovranitetin e Serbisë, si dhe se statusi i Kosovës duhet të gjendet në negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Siç tha Presidenti Putin, ne do të mbështesim çdo zgjidhje që i përshtatet Serbisë,” tha Lavrov.

I pyetur nëse Uashingtoni po bën presion ndaj Serbisë për t’u bashkuar ne sanksionet kundër Rusisë, ministri i jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq tha se “ka gjithmonë presion”, por që pozicioni i Serbisë nuk ndryshon, sepse ajo “nuk do të vendosë kurrë sanksione ndaj Rusisë”.

“Rusia është partneri ynë strategjik, miku ynë i cili vazhdimisht na mbështet”, shtoi Selakoviç, i cili sot po përfundon vizitën e tij dy-ditore në Rusi.

Kohëve të fundit, nga mediat botërore është raportuar se Rusia po grumbullon trupa dhe armë pranë kufirit lindor me Ukrainën, por qëllimet e saj nuk janë fare të qarta. Shtetet e Bashkuara të Amerikës në anën tjetër kanë dëbuar 10 diplomatë rusë dhe me të njëjtin potez ia ktheu sot edhe Rusia SHBA-së, dëboi 10 diplomatë amerikanë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey