Idrizi:Zhdukja e Alternatives nuk do te ndodh…

Amir Idrizi

Nuk kemi nevoje qe VMRO-ja me na e “dashte te miren” dhe te na tregoje se c’fare duhet te bejme. AlternAtivA eshte parti autoktone, autonome dhe autentike qe vendimet i merr vet, ne baze te degeve dhe votuesve te saje, qofshin ato te drejta apo te gabuara. Ben mire qe secili ta shikon partine e vete dhe ti jap keshilla e sugjerime. Ne politike asnje parti nuk mendon per te miren e partise tjeter dhe kjo tashme eshte deshmuar me kohen.

Ne dime se cka bejm dhe cka duhet te bejm dhe faleminderit, por nuk kemi nevoje qe partite apo “analistet” te na e tregojne “te miren tone”.

AlternAtivA do te rritet dhe do te ndryshon per te mire, sepse ka kapacitete dhe kuadro te jashtezakonshem si ata qe jane publike si ata qe deri me sot kane sherbyer si “Ushtar te panjohur” pa desht te marrin merita dhe pozicione partiake e te pushtetit. Zhdukja e Alternatives nuk do te ndodh as nese mbetet ne opozite e as nese shkone ne pushtet, e as nese mbetet e vetme, panvarsisht se sot te gjitha partite pa perjashtime e deshirojne nje gje te tille. Kapacieti jone kadrovik dhe potenciali jone politike deri me sot nuk eshte shfrytezuar as 5%. Ne nuk kemi frike nga asgje, ju keni dhe duhet te keni, sepse e dini shume mire se ne ne nje te ardhme te afert do te jemi bartes te poroceseve te shqiptaret si partia me e madhe qe do ta trashegoje elektoratin e plote te BDI-se. Elektorati i BDI-se dhe shqiptaret si shprese e shohin vetem AlternAtivA-ne dhe kete e dime te gjithe. BDI deshten ne apo nuk deshtem shume shpejt do te shkon ne histori.

Ne sapo kemi filluar 🖐

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey