Igli Hasani në Samitin e OSBE-së në Shkup, takohet me David Cameron

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani po merr pjesë në takimin e 30-të të Këshillit Ministror të OSBE-së, qëmbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, në datat 30 Nëntor – 1 Dhjetor 2023. Pak pas mbërritjes në Shkup, ministri Hasani është takur me Sekretarin e Jashtëm britanik, David Cameron. “Kënaqësi të nisja […]

Nëntor 30, 2023 - 09:45
 0  10
Igli Hasani në Samitin e OSBE-së në Shkup, takohet me David Cameron

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani po merr pjesë në takimin e 30-të të Këshillit Ministror të OSBE-së, qëmbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, në datat 30 Nëntor – 1 Dhjetor 2023.

Pak pas mbërritjes në Shkup, ministri Hasani është takur me Sekretarin e Jashtëm britanik, David Cameron.

“Kënaqësi të nisja angazhimin në Këshillin Ministror të OSBE në Maqedoninë e Veriut, me takim me Sekretarin e Jashtëm David Cameron. Diskutuam planet për avancimin e agjendës sonë dypalëshe dhe bashkëpunimin tonë të shkëlqyer për çështje shumëpalëshe”, nëvizoi Minstri Hasani në platformën X.

Konflikti Rusi-Ukrainë, dialogu Kosovë-Serbi, stabiliteti i paqes në rajon, ndryshimet klimatike, rinia dhe shoqëria civile do të jenë temat kryesore për të cilat do të diskutohet në takimin e Shkupit.

Maqedonia e Veriut mori kryesimin e OSBE-së në janar të vitit 2023, për t’ia kaluar atë Maltës për vitin 2024.