Iku Anton Sereçi, zëri i fundit i katolikëve shqiptarë në Maqedoni!

Nga Naser Pajaziti

“Më ka marrë malli dhe ëndërr e kam që një ditë ta dëgjoj meshën në shqip në Kishën Katolike në Shkup”, ishte një porosi e shpeshtë që më ofshama e mall përcillej nga Anton Sereçi, personaliteti i denjë i katolicizmit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, që thuajse ishte ndër të fundit dhe të vetmit që po i qëndronte stoikisht dhe me krenari asaj që i takonte. Ai u nda nga jeta sot (1 prill 2021) në moshën 74 vjeçare , duke lënë shumë gjurmë e të panjohura për këtë komunitet të lënë pasdore.

Biografia e tij flet shumë, përplotë dhembje duke përballuar goditjet dhe skenaret e furishme të asimilimit dhe zhbërjes së këtij komuniteti, që dikur Shkupi ishte vatra e katolicizmit shqiptar dhe qendër e Kishës Katolike Shqiptare. Ai ishte pasardhës i një familje atdhetare, e përndjekur nga regjimi komunist jugosllav. Antoni ishte gazetar, kronist i jetës dhe veprës së Gonxhe Bojaxhiut-Nënë Terezës, që sfidoi gjithë propagandën dhe skenaret e tjetërsimit të humanites shqiptare në maqedonase apo vllehe. Me ikjen e Antonit tashmë po zhduket qetësisht prania e shqiptarëve katolik, si një komunitet prestigjioz dhe me vlera të larta kombëtare. Sepse Antoni ishte zëri i tyre i fundit, përballë gjitha sfidave dhe rrebesheve të së kaluarës që kishte përjetuar ky komunitet. Ai shpesh në takime lëshonte ofshama të rënda duke kumtuar me dhembje sllavizimi ne qetë të shqiptarisë katolike në Shkup.

Në bisedat e shpeshta dhe shkrimet për këtë komunitet, Antoni rrëfente se si në Argjipeshkvinë e dikurshme Shkup – Ohër, më vonë Shkup – Prizren (gjer më 1989), kanë meshuar shqip dhe kanë qenë në krye të grigjës katolike Andrea Bogdani, Pjetër Bogdani, Gjon Nikollë Kazazi, Lazër Mjeda, si motër nderi në Letnicë (të Karadakut) ishte edhe shkupjania Nënë Tereza dhe Gaspër Gjini (shqiptar i mbramë), në Kishën Katolike të Shkupit.

Anton Sereçi me keqardhje konstatonte se numri i besimtarëve katolikë në Maqedoni është vazhdimisht në rënie. Ai kujtonte me nostalgji familjet Jaku, Gulia, Sereqi, Mirdita, Seba, Prenku e Gjini. Sipas Sereçit, komuniteti katolik shqiptar në Maqedoninë e Veriut po përjeton periudhën më të vështirë dhe kanë mbetur vetëm 250 familje katolike. “Mirëpo problemi më i madh i katolikëve shqiptare në Shkup ka të bëjë me mungesën e priftërinjve dhe me mosmbajtjen e meshës në gjuhën shqipe. Para plotë 20 viteve është mbajtur mesha e fundit në gjuhën shqipe. Prej atëherë mbetëm disi anash, pa predikues, pa një bari të vërtetë, na merr malli kur shkojmë në Ferizaj, Prizren e Letnicë”, rrëfente Sereçi. Ipeshkvia e Shkupit njihet si selia kryeipeshkvore e Pjetër Bogdanit (1677-1689), Gjon Nikollë Kazazit (1743-1752), Ndre Logorecit (1888-1892), Lazër Mjedës (1909-1921), por edhe vendlindja e nobelistes shqiptare Nënë Terezës (1910-1997.

Por sipas rrëfimeve të tij, kjo Ipeshkvi përjetoi goditjet e rënda, që i pësuan edhe vetë komuniteti katolik shqiptar. Pas zhbërjes së Argjipeshkvisë Shkup-Prizren ma 1991 nga ana e Vatikanit, u arrit qëllimi dhe pikërisht sot Kishën Katolike në Maqedoninë e Veriut e udhëheq Kire Stojanov nga Strumica, që është kleriku i parë katolik i përkatësisë etnike maqedonas pas 104 viteve, i cili nga viti 1986 është rreshtuar si klerik fetar katolik, ndërsa në periudhën 1999-2005 ka qenë ndihmës peshkop i Ipeshkvisë së Shkupit që udhëhiqej nga Joakim Herbuti. Vatikani deri në vitin 1999 ka njohur Ipeshkvinë Shkup-Prizren, e cila ka funksionuar nga periudha e ish-Jugosllavisë. Në maj të vitit 2000 u bë ndarja e kësaj kishe, me ç`rast u themelua Ipeshkvia e Shkupit. Në Maqedoni, sipas statistikave aktuale janë të regjistruar vetëm rreth 4 mijë besimtarë katolik me dy famulli katolike: Shkup dhe Manastir, si dhe janë të njohur edhe katolikët e ritit bizantin që përbëjnë një pakicë të përhapur me pesë famulli: Bogdanci, Gjevgejli, Radovë dhe Strumicë. Të dy ritet përbëjnë 1,2 për qind të besimtarëve katolike nga numri i përgjithshëm i popullatës.

Antoni rrëfente edhe për disa iniciativa për të zhdukur kishën katolike me selinë e saj në Shkup, dhe selia esaj qendrore të vendosej e shpallej në qytetin e Strumicës duke u bazuar në tendenca historike dhe në të dhënat se në periudhën e mesjetës po funksiononte Ipeshkvia e Strumicës, së bashku me ate të Manastirit, Ohrit, Lipjanit dhe Prizrenit. Antoni gjithmonë përmendte këtë, duke kërkuar mbështetje dhe krah në këtë mision të tij.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey