Ilir Tolaj: COVID-19 do të jetë përgjithmonë në mesin tonë, duhet të jetojmë me të

Janë bërë më shumë se tri vite që kur është regjistruar rasti i parë me COVID-19 në Kosovë. Edhe pse kaluan kaq vite, infektologu kosovar paralajmëron që ky virus do të jetë përgjithmonë prezent. Ilir Tolaj thotë për Front Online se të gjithë qytetarët duhet të krijojë imunitet të jetojnë bashkë me COVID-in. “Pandemia në […]

shtator 21, 2023 - 08:50
 0  13
Ilir Tolaj: COVID-19 do të jetë përgjithmonë në mesin tonë, duhet të jetojmë me të
ilir-tolaj:-covid-19-do-te-jete-pergjithmone-ne-mesin-tone,-duhet-te-jetojme-me-te

ilir-tolaj:-covid-19-do-te-jete-pergjithmone-ne-mesin-tone,-duhet-te-jetojme-me-te


Janë bërë më shumë se tri vite që kur është regjistruar rasti i parë me COVID-19 në Kosovë.

Edhe pse kaluan kaq vite, infektologu kosovar paralajmëron që ky virus do të jetë përgjithmonë prezent.

Ilir Tolaj thotë për Front Online se të gjithë qytetarët duhet të krijojë imunitet të jetojnë bashkë me COVID-in.

“Pandemia në formën të cilin jemi mësuar ta kemi ka përfunduar, sars-cov2 dhe Covid-19 nuk paraqesin më problem madhor. Ky virus do të mbetët përherë në mesin tonë siç janë edhe llojet tjera të virusve dhe gradualisht do ta ketë edhe një sezonalitet të caktuar model të sjelljes ku në periudha të caktuara do të ketë më shumë të infektuar dhe periudha tjera më pak. Ky virus do të jetë në mesin tonë ne do të infektohemi më numër të vogël ose të madh dhe do të krijojmë imunitet ku do të jetojmë me këtë virus të gjithë së bashku”, ka thënë Tolaj.

Infektologu Tolaj tha se personi që është pozitiv dhe është në rrezik t’i aplikojë masat mbrojtëse.

Ai apelon që të moshuarit të vaksinohet kundër covid-19.

“Bartja e maskës duhet të jetë në për zgjedhjen individuale të secilit, çdo kush që e konsideron vetën në grupin e rrezikut do duhej që t’i aplikojë masat mbrojtëse të infeksioneve virale dhe shmangien nga vendi ku ka shumë njerëz. Mbrojtja më e mirë është që personat e rrezikuar dhe të moshuarit të vaksinohen me vaksinat e përditësuara me variantet që shfaqën, Autoritetet shëndetësore t’i sigurojnë numrin e vaksinave për personat që donë të vaksinohen”, përfundoi Tolaj për Front Online.

 

Ky është njoftimi i Institutit për Shëndetësisë Publike lidhur me situatën epidemiologjike në Kosovë:

Situata epidemiologjike në Kosovë me COVID-19

Prishtinë, 18 shtator 2023

Me qëllim të detektimit të hershëm të rasteve të COVID-19 dhe implikimeve të mundshme në shëndetin e popullatës, IKSHPK po përcjellë në vazhdimësi situatën epidemiologjike me variantet e reja të COVID-19, duke hulumtuar dhe gjurmuar në vazhdimësi burimet e mundshme të përhapjes së rasteve.

Ndërkohë që Qendra Evropiane për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve (ECDC) ka njoftuat se në javën 36 të vitit 2023 ( 04-10 shtator 2023) në rajonin evropian të OBSh-së ka pasur një rënie prej 8,1% të numrit të rasteve të reja dhe një rënie prej 11,3% të numrit të vdekjeve krahasuar me javën 35/2023, IKSHPK njofton se në dy javët e fundit (30.08.2023 – 12.09.2023) në Kosovë janë raportuar 67 raste pozitive dhe 1 rast i vdekjes me COVID-19.

Sipas grup-moshave rezulton se numri më i madh i rasteve i takojnë grup-moshave 50-59 vjeç (me 16 raste) dhe 60-69 vjeç (me 15 raste) me moshë mesatare 52 vjeç.

Prej rasteve të konfirmuara me COVID-19, sipas komunave rezulton se numri më i madh i rasteve është raportuar nga komuna e Prishtinës (25 raste), Pejës (8 raste) dhe Gjakovës (7 raste) kurse incidenca më e lartë e rasteve është raportuar në komunën e Prishtinës me 13 raste në 100,000 banorë dhe Kaçanikut me 12 raste në 100,000 banorë.