Ilire Dauti: Alternativa, u bë gjah i Ahmetit dhe Zaevit

Koordinatorja e Grupit Parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, në emisionin Rruga Drejt, ka folur në lidhje me shkëputjen e kësaj partie, me Alternativën e cila së fundmi lidhi marrëveshje me kryeministrin Zoran Zaev për t’u bërë pjesë e Qeverisë, shkruan Alsat.

Dauti, ka thënë se kjo shumicë parlamentare, që sipas saj, po pretendohet që janë shumicë, kanë robleme me realizimin e kourumit.

“Asnjë subjekt politik në RMV nuk mendoj që ndihet komod në këtë kohë, pasi që, edhe në këtë kohë që po flasim kjo që pretendon se është shumicë parlamentare, siç duket edhe sot ka problem me realizimin e kourumit. Kjo që ndodh tani kohëve të fundit nuk është asgjë e re. Nga formimi i qeverisë, primare e saj është që ta mbrojë vetëveten, dhe duke mbrojtë vetveten ka harruar ta mbrojë qytetarin, derisa në prapaskenë ndodhin shumë kriza”, ka thënë ajo.

Ajo tutje ka theksuar se ish-partneri i tyre, Alternativa, është bërë gjah i Zoran Zaevit dhe Ali Ahmetit.

“Kjo qeveri ka shkaktuar përvec të tjerash edhe krizën e moralit politik. Dhe më vjen shumë keq që gjahu i Zoran Zaevit dhe Ali Ahmetit, u bë pikërisht partneri jonë i koalicionit Alternativa. Dhe në këtë aspekt nuk ka se si mos të shpreh keqardhje për këtë. Ne jemi në rrugën tonë, në përcaktimet tona dhe nuk ndamë asgjë me askë, jemi aty ku jemi”, u shpreh Dauti./ Alsat.mk

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey