Ilire Dauti ka një pyetje për VMRO-në, LSDM-në dhe BDI-në

Koordinatorja e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ilire Dauti, pyet VMRO-në, LSDM-në dhe BDI-në, a mbështesin largimin e termit 20% nga Kushtetuta, i cili i referohet të drejtave të shqiptarëve dhe gjuhës shqipe. Duke komentuar akuzat e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Micoski, i cili ditë më parë dhe se opozita shqiptarë është instrument i pushtetit, zonja Dauti, tha se ASH-ja është vetëm me qytetarët shqiptarë dhe e përkushtuar për integrimin e vendit në NATO dhe BE.

“Të gjithë duhet ta kenë të qartë, Aleanca për Shqiptarët është me qytetarët shqiptarë, është me popullin, është me fjalën e dhënë qytetarëve, është me programin e vetë, ku shumë qartë është e precizuar që kemi qenë dhe mbetemi të përkushtuar me integrimin e vendit në NATO dhe BE. Dhe në këtë drejtim jo vetëm me fjalë, por kemi qenë faktori kyç edhe në integrimin e vendit në NATO edhe në bërjen e koorumit që i mungoi pushtetit në votimin e konkluzioneve të propozimit francez, të cilat janë parakusht për vazhdimin e procesit të mëtejm për integrimin e vendit në BE. Në këtë drejtim është shumë e qartë dhe ne vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar në këtë drejtim. Meqë është fjala tek pyetjet, e shfrytëzoj këtë mundësi për të bërë një pyetje gjithë atyre që nuk e kanë të qartë për çfarë janë të përkushtuar, duke përfshirë edhe vetë VMRO-në, LDSM-në dhe BDI-në, a janë ato që definitivisht të hiqet nga Kushtetuta e vendit definimi ksenofob i gjuhës shqipe, nënçmues dhe degradues, sepse ASH-ja është për tu larguar një definim i tillë fyes, ku gjuhën shqipe e definon si gjuhë të cilën e flasin mbi 20% e popullsisë dhe që është e ndryshme nga gjuha shqipe. Pra ASH-ja është për largimin e këtij definicionit ksenofob dhe le të përgjigjen ata a janë për këtë gjë”, tha deputetja Ilire Dauti për gazetën LAJM.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey