Ilire Dauti: Ligji për shtetësi po pengohet nga disa deputetë për pikë politike (Video)

Deputetja e koalicionit opozitar ASH-AAAA, Ilire Dauti, ka deklaruar se procedimi i Ligjit për Shtetësi po pengohet nga disa deputetë që, sipas saj, për përfitime politike po e bllokojnë të njejtin në Komisionin për Mbrotje dhe Siguri, shkruan gazeta LAJM. Megjithatë, zonja Dauti nuk përmendi emrat e deputetëve ndaj të cilëve i lëshoi këto akuza. Por, deputetja opozitare u shpreh e bindur se Ligji për Shtetësi do të miratohet pavarësisht që, sipas saj, disa politikanë kanë frikë që në këtë mënyrë do të përfitojë opozita shqiptare.

“Ditën e premte u thirr Komisioni për Mbrotje dhe Siguri me pikën ku duhej të diskutohej Ligji për Shtetësi, fatkeqësisht disa nga deputetët përmes proceduaraleve pamundësuan hapjen e debatit rreth amendamenteve të komisionit që duhet të ishin objekt i debatit dhe si rezultat edhe u ndërpre puna e komisionit. Unë dua të them diçka. Ky ligj duhet të kalojë patjetër për shkak se nevojat e qytetarëve janë të tilla dhe të domosdoshme që duhen zgjidhur. Mjaftë kanë pritur ata qytetetarë. Por, çështja që unë dua të potencoj është që, si duket janë shumë eksponentë politikë të cilët mendojnë se nga sjella e ligjit për shtetësi para zgjedhjeve lokale mund të përfitojë opozita shqiptare dhe të përfitojnë qytetarët pa shtetësi. Ka disa deputetë që për ca pikë politike po e pengojnë Ligjin për shtetësi”, tha deputetja Ilire Dauti.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey