Ilire Dauti: Zvogëlimi i TVSH për rrymën, mashtrim i Qeverisë (Video)

Deputetja e koalicionit opozitar ASH-AAA, Ilire Dauti, përmes një konference për media, ka akuzuar pushtetin se përmes uljes së TVSH-së për 5% për energjinë elektrike po mashtron qytetarët, shkruan gazeta LAJM.

“Jemi sot këtu për të demaskuar dhe paralandaluar një mashtrim të madh dhe plaçkitje të madhe që në afat të gjatë kohor kjo Qeveri planifikon tua bëjë qytetarëve. Zvogëlimi i TVSH-së për energjinë e elekretike nga 18 në 5% mbulon vetëm rritjen e çmimit prej 12,36%, por me këtë qytetarët aspak nuk do të paguajnë më pak. Pra, një faturë e paguar me zvogëlim të TVSH-së, është e njejtë për qytetarin me një faturë pa zvogëlimin e TVSH-së, por pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Madje faturat vazhdojnë të jenë të rritura për 7.4% nga viti i kaluar që i bie se për një faturë prej 3000 den. prej atëherë e këndej qytetarët kanë paguar dhe vazhdojnë të paguajnë një vlerë prej 220 denarë në muaj. Ndërkohë, me këto manevrime derisa qytetarët paguajnë çmim të njejtë, paratë që më herët përmes TVSH-së kanë shkuar në Buxhet, tani hiqen nga Buxheti me zbritjen 13% dhe ju jepen kompanive të energjetikës përmes rritjes së çmimit prej 12.36%. Mashtrimi më i madh dhe dëmi më I madh u bëhet qytetarëve përmes dy dispozitave në propozim ligj”, tha mes tjerash deputetja Ilire Dauti./Gazeta LAJM

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey