Ilmi Selami falënderon aktivistët e diasporës në procesin e regjistrimit

Zëvendësdrejtori në Entin shtetëror të statistikave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ilmi Selami, në një postim të tij në Facebook,. ka falënderuar aktivistët e diasporës të cilët vullnetarisht po u dalin në ndihmë bashkathdetarëve tanë në procesin e regjistrimit. Ja edhe postimi i plotë i Ilmi Selamit:

Të nderuar miq, Më lejoni ti faleminderoj të gjithë aktivistët e mërgatës sonë që me vetë vullnet u paraqitën për të ndihmuar në procesin e regjistrimit të diasporës!
Ju faleminderit për çdo njërin veç e veç!
Shpresoj kështu së bashku të vazhdojmë më tej deri në përmbyllje të procesit!
Rrofshi e qofshi sa t’ju dojë zemra!
👏👏👏👏❤

Lidhur me frikën e disa bashkatdhetarëve tanë, nëse mund të kenë pasoja në nënshtetësinë e dyfishtë gjatë regjistrimit të tyre, Ilmi Selami enkas për Shtegu.com ka deklaruar:
“Duhet qartë e preras ta bëjmë dallimin mes regjistrimit si proces dhe të drejtës për nënshtetësi. Këtu do ta kisha shtuar edhe të drejtën për posedim të pasaportës dhe dokumenteve tjera personale si dhe të drejtës për të votuar apo për të zgjedhur dhe për të qenë i zgjedhur. Regjistrimi assesi nuk ka të bëjë me këto të drejta. Regjistrimi nuk ndikon që këto të drejta as të merren e as të fitohen. Pra, nëse ju regjistroheni, ju vetëm e kryeni një obligim apo një të drejtë tuajën që u takon me ligj. Përveç obligim ligjor, regjistrimi po aq është edhe obligim qytetar e kombëtar. Andaj, nëse ju regjistroheni, kjo nuk ndikon në asnjë mënyrë në të drejtat tuaja tjera që i keni me ligj dhe kushtetutë. Ose mësaktë, regjistrimi as nuk mund ti mer të drejtat tuaja si më lartë e as nuk mund ti japë ato sepse ato të drejta juve ju takojnë në baza tjera e jo në bazë të regjistrimit. Ta themi edhe më thjeshtë: Nëse keni nënshtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nëse keni pasaportë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nëse keni të drejtë të votës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ju nuk i humbni ato nëse regjistroheni dhe anasjelltas, nëse nuk i keni këto të drejta, ju nuk i fitoni ato nëse regjistroheni. Ju duhet të përcillni procedura të tjera administrative për ti fituar ato të drejta në institucione dhe organe tjera gjegjëse në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey