Immobile flet për Muriqin: Dallojmë me të, por ai më njeh dhe i di lëvizjet e mia në fushë

Milani humbet lojtarin kryesor, dëmtohet në stërvitje

Immobile: Dallojmë me Muriqin, por ai më njeh dhe i di lëvizjet e mia në fushë.

Sulmuesi kryesor i Lazios, Ciro Immobile, ka folur për transferimin e ri të Bianconcelestëve, Vedat Muriqi.

Futbollisti shqiptar, i cili nënshkroi për klubin italian këtë verë, është përfshirë në ekipin e plotë të Simone Inzaghit për Ligën e Kampionëve.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Borussia Dortmundit që Lazio e zhvillon sot (e martë) me fillim nga ora 21:00, Immobile ka folur edhe për lojtarin e Kosovës.

“Vedat Muriqi është një sulmues ndryshe nga unë dhe Joaquin Correa. Ngjan me Felipe Caicedo, por ka karakteristika të ndryshme”.

“Kosovari më njeh, ai i di lëvizjet e mia në fushë. Do të na japë një ndihmë shtesë”, ka thënë sulmuesi italian.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey