Incident zjarri në një banesë në Ferizaj, 10 të lëndua

Një incident zjarri ka ndodhur mbrëmë në një ndërtesë kolektive në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, ku për pasojë 10 persona kanë pësuar lëndime. Si pasojë e flakëve që kanë shpërthyer në objekt, nëntë banorë janë lënduar, si dhe një zjarrfikës teksa ishte duke intervenuar. Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, me ç’rast është […]

shkurt 12, 2024 - 10:00
 0  4
Incident zjarri në një banesë në Ferizaj, 10 të lëndua

Një incident zjarri ka ndodhur mbrëmë në një ndërtesë kolektive në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, ku për pasojë 10 persona kanë pësuar lëndime.

Si pasojë e flakëve që kanë shpërthyer në objekt, nëntë banorë janë lënduar, si dhe një zjarrfikës teksa ishte duke intervenuar.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, me ç’rast është bërë e ditur se të lënduarit janë dërguar në QKUK.

“Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një ndërtesë kolektive. Në vend ngjarje kanë dal njësitet e zjarrfikësve, njësitet policore dhe ato emergjente. Përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar nëntë qytetar dhe një zjarrfikës. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK”, ka njoftuar Policia.