Incidentet e para/ Dy të lënduar nga kapsollat, njërit i priten tre gishtërinjtë

Nata e ndërrimit të viteve në qytetin e Vlorës nuk ka kaluar pa incidente. Një 60-vjeçar nga fshati Bishtan është lënduar rëndë, pasi i ka plasur kapsolla në dorë. Mësohet se si pasojë e shpërthimit, 60-vjeçarit i janë prerë tre gishtërinjtë. Ai është dërguar në spitalin e Vlorës, ku po merr mjekimin e duhur.

E njëjta situata është regjistruar edhe në Librazhd, ku një 9-vjeçar është plagosur lehtë, pasi i ka plasur një kapsollë në dorë

Në Shqipëri, janë të ndaluara me ligj lëndët piroteknike, ku nuk lejohet as tregtimi dhe as përdorimi i tyre nga qytetarët. Por ka ende persona që i tregtojnë ato në mënyrë të paligjshme, edhe pse kontrollet e policisë janë shtuar këtë periudhë festash.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey