Indiani mashtroi me 725 milionë dollarë, por Shqipëria i jep azil politik

Shqipëria i dha azilin politik Hiteshkumar Patel, një i kërkuar nga autoritetet indiane për mashtrim me shuma të mëdha ndaj një banke në Delhi, prej të cilës janë përfituar 725 milionë dollarë.

Kërkesa për azil politik e 59-vjeçarit është firmosur në fund të muajit nëntor, sipas burimeve të besueshme të Top Channel, duke i mbyllur përfundimisht rrugën palës indiane për dorëzimin e të dyshuarit.

Hiteshkumar Patel, që është kunati i një tjetër të kërkuari Nitin Sandesara u mbajt nën arrest shtëpiak në Tiranë, menjëherë pas tentativës për t’u larguar nga Shqipëria pasi një gjykatë në “New Delhi” kishte miratuar fletë arrestin për të dhe dy vëllezërit Sandesara.

Patel ishte etiketuar nga mediat indiane si mendja qe frymëzoi skemën e mashtrimit. Dy të kërkuarit e tjerë Chetan dhe Nitin Sandesara jo vetëm që u pajisën me pasaporta shqiptare, por njëri prej tyre Nitin Sandesara u emërua si konsull nderi ne Nigeri.

Por, pas ekspozimit të fakteve Ministria e Jashtme shqiptare e hoqi përgjegjësinë, pasi sipas këtij institucioni emërimi si konsull nderi i të shumë kërkuarit është bërë duke marrë në konsideratë kushtet e konventës së Vjenës.

Patel është kunati i Nitin Sandesarës dhe konsiderohej mes personazheve kryesore të kompanisë “Sterling Biotech”, përmes të cilës dyshohet se u morën 725 milionë dollarë amerikane kredi në bankat shtetërore të Indisë dhe që më pas u zhdukën nëpërmjet një rrjeti prej 300 kompanish offshore.

Urdhri i një gjykate në New Delhi për ekstradimin e dy shtetasve indianë, Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara është maja e ajsbergut të një skandali gjigant financiar, i cili përfshin edhe Shqipërinë./Top Channel

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey