Infektologu kosovar jep një mesazh të rëndësishëm për vaksinën kundër COVID-19

Kosova ka filluar vaksinimin.

Në Klinikën Infektive sot ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësor.

I pari që u vaksinua është ushtruesi i detyrës së drejtorit të kësaj klinike Izet Sadiku.

Sadiku në Klan Kosova tha se një pjesë e madhe e stafit në Klinikën Infektive tashmë veçse janë vaksinuar.

“Sot ka qenë ditë e rëndësishme për Kosovën për arsye se ka filluar vaksinimi masiv i qytetarëve kundër COVID-19, dhe siç dihet të parët të cilët do të vaksinohet janë punëtorët shëndetësor. Është vaksinuar edhe stafi i infektives dhe në mesin e tyre kam qenë edhe unë. Deri më tani nuk kam asnjë shenjë klinike që do të duhej ta vinim në dyshim marrjen e vaksinës. Kështu që i ftoj të gjithë qytetarët që të vaksinohen sepse vaksina është arma ma e mirë kundër COVID-19”.

Ai theksoi se nuk ka pasur hezitim nga ata që të vaksinohen edhe pse një numër i madh i tyre e ka kaluar sëmundjen.

“Vaksinimi i stafit të Klinikës Infektive do të vazhdojë edhe nesër sepse janë 180 persona. Ajo çka ka qenë e knaqshme është se një numër i madh i stafit është vaksinuar sot, nuk ka pasur hezitim për vaksinim edhe pse një numër i madh prej tyre e ka kaluar sëmundjen. Por ata kanë pasur dëshirë të tregojnë se vaksinimi nuk paraqet ndonjë problem”.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit në Infektive shtoi se ata që e kanë kaluar COVID-19 nuk duhet t’i marrin dy doza të vaksinës kundër këtij virusi.

“Edhe sikur për shumë çështje të tjera që ka dilema edhe për COVID-19 ka dilema sepse është një sëmundje e re. Ka çështje për të cilat nuk është hulumtuar mjaft, por rekomandimet janë se secili i shtet i bën ato të vetat. Por, rekomandimet janë që së paku një dozë të vaksinës duhet ta marrin të gjithë. Pra, ata që e kanë kaluar sëmundjen nuk duhet t’i marrin dy doza, ndërsa ata qytetarë që nuk e kanë kaluar sëmundjen duhet t’i marrin dy doza të vaksinës AstraZeneca, Pfizer dhe Moderna, duhet t’i marrin nga dy doza”.

Izet Sadiku tha ndër të tjera se nga marrja e dozës së dytë të vaksinës anti-COVID duhet të kalojnë tetë deri në 12 javë nga marrja e dozës së parë.

“Doza e parë te AstraZeneca, merret në ditën që vaksinohesh dhe tetë deri në 12 javë pas dozës së parë merret edhe doza e dytë”.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey