Infektologu Totaj publikon darkën e ‘begatshme’ të Spitalit Rajonal të Prizrenit

Darka e Infektologut.

Infektologu Fatos Totaj ka publikuar shërbimin e shujtës së darkës në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Kjo darkë, të cilën ai me ironi e quan “të begatshme”, thotë se u shërbehet infektologëve kujdestarë për punën e tyre 24 orëshe.

Totaj është shprehur i pakënaqur me shërbimin pasi që darka, siç mund të shihet në foton e publikuar nga “Familja Ime”, është shumë e varfër – disa copa bukë, një copë djathi dhe një kaçik pule.

“Qe darka e “begatshme” e kujdestarit – infektologut në punën 24 orëshe … aq më tepër në këtë kohë pandemie … gjykoni ju vetë …!”, shkruan ai.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey