Inspektorët e policisë kishin ndihmuar grupin e “Duqanxhikit”, Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj tyre
Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të korrupsionit dhe krimit të organizuar pas hetimeve tremujore ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave për shkak ndihmës që i kanë ofruar grupit kriminal “Duqanxhik”, raporton Portalb.mk. “Prokurori publik ka kërkuar nga gjyqi që të treve t’i vazhdohet masa e paraburgimit për të pasur zbatim të procedurave pa pengesa”, raportoi […]
Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të korrupsionit dhe krimit të organizuar pas hetimeve tremujore ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave për shkak ndihmës që i kanë ofruar grupit kriminal “Duqanxhik”, raporton Portalb.mk.
“Prokurori publik ka kërkuar nga gjyqi që të treve t’i vazhdohet masa e paraburgimit për të pasur zbatim të procedurave pa pengesa”, raportoi Prokuroria, duke sqaruar që rrethanat akoma nuk kanë ndryshuar.
Dy nga të akuzuarit ishin inspektorë kryesor në Ministrinë për punë të brendshme, të cilët përmes të akuzuarit të tretë ishin lidhur me grupin e “Duqanxhikit”, grup i cili dyshohet për kryerjen e veprave të rënda kriminale.
Inspektorët kishin dhënë informata zyrtare që kishin të bëjnë me rrjedhjen e hetimeve dhe aksioneve operative. Ata prej periudhës dhjetor 2019 deri në mars të vitit 2021 kishin dhënë informacione që ishin trajtuar si informacione sekrete, duke e penguar drejtësinë.
I akuzuari i parë, në periudhën 2019-2024 kishte përfituar kursime në vlerë 3 371 226 denarë, duke tejkaluar t hyrat e ligjshme. Prokuroria ka propozuar që t’i konfiskohet pasuria prej 3.3 miliardë denarë të akuzuarit të parë, nëse nuk i ka aq, duhet t’i konfiskohet pasuria e familjarëve.
Rivaliteti mes grupeve kriminale fillon prej vitit 2010, kur “kronika e zezë” fillon të mbushet me incidente, vrasje dhe gjuajtje bombash mes klaneve të ndara.
Përleshjet janë ashpërsuar kur në nëntor të vitit 2013-të është vrarë 46-vjeçari Xhelal Ajeti në çajtoren e tij “Te Xhela” në Hasanbeg. Sulmi ndaj tij është i ngjashëm me të 6 marsit. Vrasësi, i maskuar dhe me armë ka hyrë në çajtore dhe e ka vrarë Ajetin me 30 plumba. Ajeti asokohe ishte i fajdexhi i njohur dhe figurë me ndikim në nëntokën e drogës.
Paraprakisht, në vitin 2005, si pasojë e plagës së marrë nga arma e zjarrit ka vdekur vëllai i tij, Nexhmedin, ndërkaq në shtator të vitit 2018-të është vrarë edhe vëllai i tij Naim Bellanoca duke lëvizur në një automjet në rrugën “Ruzveltova” të Shkupit.
Kjo në nëntokën është llogaritur se grupi “Bellanoca” e ka humbur primatin e tregut të narkotikëve. Por, në vitin 2019-të ka vijuar përleshje e re, kur pesë persona të maskuar kanë dalë nga një automjet dhe kanë gjuajtur drejt restorantit në hotelin “Aleksandar Pallas”, ku kanë qëndruar rivalët e “Bellanocës”.
Gjatë sulmit në Aleksandar Pallas, një polic i cili ka qenë me rroba civile dhe ka qenë duke qëndruar me grupin në tavolinë, ka parandaluar që sulmi të jetë fatal. Ai ka nxjerrë pistoletën zyrtare dhe ka gjuajtur në drejtim të sulmuesve. Rasti nuk u zbardh.
Sulmuesit janë larguar me xhip “Tuareg” i cili ka pasur targa të vjedhura, ndërkaq Policia e ka gjetur automjetin të djegur në periferi të Shkupit. Kjo përplasje, llogaritej se ishte për tregun e kokainës.
Në grupin e sulmuar, përveç Jeton Krivanjevës, ishte edhe Kamer Idrizi, i cili u vra në maj të vitit 2021, në një atentat duke lëvizur me makinë. Një vjet më vonë dy sulmues të armatosur me pushka automatike kanë hyrë në një çajtore në rrugën “Braka Rexhepagiq” në afërsi të Shkollës Fillore “Imri Elezi” të Çairit të Shkupit dhe e kanë vrarë Jonuz Idrizin, vëllaun e Kamerit.
- LEXO: Aksioni i mbrëmshëm: 18 anëtarë të grupit “Bellanoca–Baron” dyshohen për vrasje, shoqatë kriminale dhe zhvatje
- LEXO: Është gjetur vrasësi i Orhan Bajramit në Greqi dhe arma me të cilën u krye likuidimi
- LEXO: Orhan Bajrami u vra me armë para syve të dy grave – kamerat kanë regjistruar një veturë me targa të huaja