Inspektorët e tregut në Maqedoninë e Veriut me kontrolle të përforcuara nëse u shërbehet alkool fëmijëve
Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të bëjë kontrolle të përforcuara në terren, në përputhje me Ligjin për veprimtari hotelierike dhe Ligjin për mbrojtjen nga duhani, raporton MIA. Kontrollet do të kryhen në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, në të gjithë territorin e vendit, me theks në […]


Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të bëjë kontrolle të përforcuara në terren, në përputhje me Ligjin për veprimtari hotelierike dhe Ligjin për mbrojtjen nga duhani, raporton MIA. Kontrollet do të kryhen në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, në të gjithë territorin e vendit, me theks në parandalimin e shërbimit të alkoolit për të miturit.
“Shërbimi i alkooolit për të miturit është vepër penale, ndërsa dënimet për ato hotelierkë që do të gjenden duke ju shërbuar alkool të miturve janë rigoroze dhe lëvizin deri 4.000 euro. Përveç gjobave me para, shqiptohen edhe dënime për ndalimin e punës për një periudhë një muajshe. Apelojmë te hotelierët që të veprojnë në përputhje me obligimet që dalin nga Ligji për veprimtari hotelierike, sipas të cilit janë të obliguar të përcaktojnë moshën e personit të cilit i shërbehet alkool! Nëse Inspektorati i Tregut konstaton parregullsi, do të veprojë në mënyrën më rigoroze!”, theksojnë nga ISHT.
Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut po ashtu theksojnë se së bashku me institucionet tjera kompetente edhe më tej do të vazhdojë të realizojë veprime të përbashkëta që do të parandalojnë veprimet që kanë të bëjnë me shërbimin e alkoolit për të miturit.
Parregullsitë e mundshme qytetarët mund t’i raportojnë në numrin e telefonit 191 ose në www.dpi.gov.mk