Inspektorët mbyllën zyrat e “Besa Trans” në Shkup

Inspektorë të Inspektoratit Shtetëror sonte mbyllën ambientet e kompanisë “Besa Trans” në Shkup, autobusi i së cilës u dogj në Bullgari, duke mbetur të vdekur 45 udhëtarë.

Mirëpo, Inspektorati Shtetëror ka arritur të hyjë në zyrat e kompanisë “Besa-Trans BTB” në Shkup dhe pas mbikëqyrjes mbylli objektin, duke vënë edhe shiritët e bllokimit, përcjell INA.

Ministria e Transportit ka hequr licencën e punës kësaj kompanie, e cila do të hetohet detajisht.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey