Institucionet kanë mbaruar punën, dokumentet për “mazutin e rrezikshëm” janë dorëzuar në Prokurori, tha Nikollovski

Zëvendëskryeministri për luftim të korrupsionit, Ljupço Nikollovski dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi janë duke publikuar të dhënat në lidhje me aktivitetet që janë ndërmarrë nga institucionet përgjegjëse për importin e “mazutit të rrezikshëm”.

Nikollovski njoftoi, se raportet e dorëzuara nga institucionet, janë dorëzuar në mëngjes në Prokurorinë Publike Themelore.

“Në mëngjes, tërë dokumentacioni me të gjitha gjetjet dhe raportet e institucioneve përgjegjëse, sepse e kanë përfunduar punën e tyre, i kemi dorëzuar deri te Prokuroria Publike Themelore për procedim të mëtutjeshëm, veprime të mëtutjeshme dhe vërtetim eventual nga këto organe në kuadër të obligimeve të tyre për përgjegjësi përkatëse. Gjithçka që është përgatitur nga institucionet kompetente, është dorëzuar sot deri te Prokuroria Publike”, tha Nikollovski, transmeton TV21.

Siç ka paralajmëruar Bekteshi, pritet publikimi i kompanive të cilat kanë shkelur Rregulloren për cilësi të derivateve të naftës.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey