Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama: Shpresoj të jemi shkëputur nga Maqedonia e Veriut 

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të shtunë në një nga panelet e Konferencës së Sigurisë në Mynihut, ku foli për çështjen e integrimit në BE.   Rama tha se shpresonte që Shqipëria të ishte shkëputur nga Maqedonia e Veriut.  “Shpresoj që të jemi të shkëputur nga Maqedonia e Veriut, pasi herën e  fundit që […]

shkurt 18, 2024 - 02:00
 0  3
Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama: Shpresoj të jemi shkëputur nga Maqedonia e Veriut 

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të shtunë në një nga panelet e Konferencës së Sigurisë në Mynihut, ku foli për çështjen e integrimit në BE.  

Rama tha se shpresonte që Shqipëria të ishte shkëputur nga Maqedonia e Veriut. 

“Shpresoj që të jemi të shkëputur nga Maqedonia e Veriut, pasi herën e  fundit që ishim në çift s’na lejuan të hidhnim asnjë hap tjetër, për shkak të një situate që na thanë s’lidhej aspak me Shqipërinë, por me Bullgarinë. I kemi zhvilluar konferencat ndërqeveritare dhe procesin e kontrollit të legjislacionit, por s’jemi më çift, pra bashkë. Situata në Maqedoninë e Veriut është rezultat i BE, që nuk është në gjendje t’i japë fund praktikës së rrëmbimit të vendeve. Kjo nënkupton, që të lejojë vendet anëtare të përdorin, vendin e tyre në tryezën e BE si një levë kundër fqinjëve. Kjo është gjëja më anti-europiane e mundshme”,-u shpreh Rama.