Intelektualë shqiptarë a jeni gjallë…

ejup-berisha-1392x760-6

Ejup Berisha

Kur kombi është në rrezik duhet të mblidhen burrat më të mençur dhe gratë më të mencura që kanë guximin e burrave dhe ti dalin zot apo në ndihme kombit të tyre I cili ka kohë që është në rrezik shumë të madh dhe atë i kërcënuar nga veprimi skandaloz i Sistemit gjyqsor këtu në RMV . A kemi ne të tillë burra e gra intelegjent dhe të meçur sigurisht që kemi vetëmse të njëjtët duhet të zgjohen nga gjumi i thellë apo dhe disa nga ta të kthjellohen nga maxhia që ua ka bërë politika dhe nga e cila të njëjtët nuk po e shohin realitetin tragjik që ua ka krijuar Gjyqsori kombit të tyre. Ajo që po ndodh me sjelljen e vrazhdë të Gjyqsorit ndaj kombit shqiptar në RMV është tragjedi e vërtetë dhe shumë e rëndë kombëtare. Prandaj këta burra dhe gra të mençur të kombit duhet ta ngrenë zërin dhe të thonë o kombi ynë i shenjtë ne jemi këtu dhe llogarit në përkrahjen dhe në ndihmën tonë të pakursyer dhe të parezerve. A e dini se pse këta janë të detyruar që ti ndihmojnë kombit të tyre sepse kombi këtyre burrave dhe grave flas për intelektualët ua ka dhënë diturinë dhe aftësinë për të logjikuar mirë dhe drejtë dhe I ka bërë njerëz me dinjitet dhe reputacion krejt kjo që një ditë këta tia kthejnë borxhin kombit duke ia kthyer dinjitetin krenarine si dhe sigurinë. Kjo detyrimisht duhet të bëhet per ti treguar politikanëve në pushtet se Sistemi Gjyqsor eshte totalisht moralisht dhe juridikisht i padrejte dhe tepër tendencioz ndaj shqiptarëve Prandaj kemi aktgjykime të çmendura dhe dënime drakonike të shqiptuara për shqiptarët dhe anashkalim të materializimit të aktgjykimeve dhe moszbatim të sankcioneve për të tjerët. Çfar duhet bërë pra duhet thënë Kryeministrit të vendit se i njëjti duhet ta mbaj fjalën dhe premtimet e dhëna se do ta reformoj sistemin gjyqsor. Këtë se kamë thënë unë por e ka thënë ai vetë prandaj i njëjti duhet të shpreh vullnet dhe duhet të krijoj kushte për reformimin sa më të shpejtë të gjyqsorit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Nuk është e hijshme që të kemi Apart-hejd Gjyqsor në vendin tone sepse ne tanimë e kemi një të tillë këtu te ne dhe atë në shekullin e njëzet e një. Situata është totalisht e keqe shumë tragjike dhe alarmante kjo detyrimisht duhet ndryshuar. Duhet me doemos të kërkohet reformimi I sistemit gjyqsor për ti shmangur situatat e proceseve të montuara të cilat i kemi prezente një kohë të gjatë këtu dhe nga të cilat janë dënuar dhjetra njerëz të pafajshëm. Dhe duke u nisur nga ky fakt duhet thënë se kjo është totalisht jo e drejtë dhe e papranueshme për një shoqëri bashkëkohore dhe demokratike. Realiteti I Gjyqsorit këtu në raport me shqiptarët është Asnjë individ fajtor por të gjithë shqiptarët e pafajshëm në burg të rëndë dhe atë me dënime duke filluar prej 15 deri e deri në burgim të përjetshëm. Reformimin e Gjyqsorit këtu në RMV duhet ta kerkojnë të gjithë qytetarët shqiptar por strategjinë dhe taktikën për parashtrimin e kësaj kërkese shumë të rëndësishme dhe tepër të domosdoshme dhe të ngutshme duhet ta mirmendojnë dhe ta përpilojnë intelektualët shqiptar. A e dini pse duhet kërkuar Reformim të domosdoshëm të sistemit gjyqsor sepse nëse sot këta shqiptarë që janë dënuar në procese të pakptimta dhe të montuara gjyqsore janë viktima të gjyqsorit të pareformuar atëher të gjithë ne një ditë mund të jemi viktima jo vetëm potenciale por edhe reale të veprimit të një sistemi të tillë të pareformuar ndaj neshë. Intelektualët shqiptar duhet të mblidhen nga janë dhe nga nuk janë dhe ti ndihmojnë kombit nëse këtë mund ta bëjnë milingonat kur janë në rrezik atëher një gjë të tillë mund ta bëjnë më mire dhe më realisht njerëzit. A është e arsyshme dhe e domosdoshme që sot ] të reagohet për situatat e pavolitshme për ne të krijuara nga Gjyqsori po është e domosdoshme me qëllim që më të mos përsëriten rastet e montuara gjyqsore 32 sa janë aktualisht te ne një informacion të tillë e ka dhënë ditëve të fundit Profesori i mirnjohur I Fakultetit Juridik Jeton Shasivari.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey