Interi 13 pikë larg titullit në Serie A

Skuadrës së Interit i nevojiten vetëm edhe 13 pikë në tetë xhirot e fundit për ta siguruar titullin e kampionit në Serie A për sezonin 2020/21, kanë raportuar mediumet italiane.
Interi është në rrugë të mbarë për ta fituar titullin e parë që nga viti 2010, i cili do të ishte i 19-ti në histori të klubit.
Aktualisht, Interi prinë në Serie A me 74 pikë pas 30 xhirove të zhvilluara duke lënë pas vetes Milanin që ka 63 pikë të mbledhura dhe kampionin në fuqi, Juventusin me 62 pikë.
Deri në fund të këtij sezoni, Interi do t’i ketë edhe katër ndeshje në udhëtim dhe katër tjera në shtëpi.
Në udhëtim, Interi do të luajë me Napolin, Spezian, Crotonen e Juventusin derisa në shtëpi do të përballet me Veronan, Sampdorian, Romën dhe Udinesen.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey