Interi fiton Kupën e Italisë, mposht pas 120 minutave Juventusin në ‘Olimpico’ (Polemika, të kuq, penallti dhe 6 gola)

Juventusi dhe Interi diskutuan mes tyre në “Olimpico” finalen e Kupës së Italisë.

Pas 90 minutave dhe kohës shtesë, është Interi që fiton me rezultatin 4-2, duke u fituar trofeun. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e zikaltërve 1-0, me supergolin e shënuar nga Barella në minutën e 6-të.

Fraksioni i dytë i lojës nis me bardhezinjtë në sulm, ku në të 50’ është Alex Sandro i cili barazon shifrat. Por, nuk ndalet vrulli i juventinëve, pasi në minutën e 52-të Vlahovic realizon edhe të dytin, duke kaluar ekipin tij në epërsi, 2-1.

Megjithatë Interi reagon dhe në të 80’ me anë të një 11-metërshi Calhanoglu barazon shifrat 2-2.

Kësisoj, koha e rregull mbyllet në barazim dhe u luajtën shtesat 2 herë nga 15 minuta për të përcaktuar fituesin e Kupës së Italisë.

Në shtesën e parë, zikaltrit nuk përmbahen, duke realizuar dy herë me Perisic (98’ me penallti dhe 102’), për t’i çuar shifrat në 4-2.

Deri në fund rezultati nuk ndryshon më dhe festa në “Olimpico” të Romës është për Interin.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey