Inxhinierja nga Maqedonia zgjedhet ministre në Qeverinë e re të Sllovenisë

Maqedonase Emilija Stojmenova Duh do të jetë ministre e digjitalizimit në qeverinë e re të Sllovenisë.

Ajo është profesoreshë në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në Lubjanë dhe drejtoreshë e rrjetit FabLab Slloveni, por edhe e kompanisë Digital Innovation Hub (DIH) në Slloveni.

Ajo është aktive në nismën “Fshatrat e mençur”, që po zbatohet nën ombrellën e Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian. Stojmenova Duh përfaqëson Slloveninë në një projekt shumëkombësh të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili përzgjodhi 50 gra nga e gjithë bota, të cilat mbajnë pozita të rëndësishme në shkencë, teknologji dhe matematikë.

Pas mbarimit të vitit të dytë në shkollën e mesme Natyrore-Matematikore në Vinicë, ajo u zhvendos në Maribor të Sllovenisë. Nga Agjencia për Zhvillimin e Personelit në Slloveni përfiton bursë për programin ndërkombëtar të maturës në shkollën e mesme të dytë në Maribor ku përfundon arsimin e mesëm. Më pas vazhdoi studimet për inxhinieri elektrike në Universitetin e Mariborit dhe përfundoi si studenti më i mirë.

Robert Golob si kryeministër i ri fitoi 41 nga 90 vendet, krahasuar me 27 për Janez Jansha dhe pret mbështetje nga partitë e tjera të majta, të gjelbra dhe të qendrës.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey