Irani derdhet në rrugë, çfarë ndodh pas vrasjes së gjeneralit (FOTOT)

Mijëra persona kanë vërshuar në rrugët e qytetit perëndimor të Iranit në Ahvaz për ti dhënë lamtumirën gjeneralit të vrarë nga ushtria amerikane.

Trupat e pajetë të Qasem Soleimani dhe Abu Mahdi al-Muhandis mbërritën më herët në qytet. Një shërbim funerali për Soleimanin do të bëhet më vonë të dielën në Mashhad, në vendin e shenjtë të Faltores së Imam Reza.

Irani ka shpallur tre ditë zi kombëtare në respekt të Soleimanit, i cili konsiderohet si hero kombëtar dhe është cilësuar si dëshmor nga udhëheqja iraniane.

Komandanti ushtarak iranian Qasem Soleimani u vra të premten pas një sulmi ajror amerikan. Irani ka premtuar se do të hakmerret lidhur me vrasjen e gjeneralit, çfarë ka nxitur thirrjet për vetëpërmbajtje nga udhëheqësit botërorë, të cilët i druhen shpërthimit të luftës në rajon.

Presidenti Trump tha se ai e urdhëroi sulmin që të ndalonte një luftë dhe jo për të niste një të tillë, siç u shpreh ai. Uashingtoni ka mbyllur ambasadën në Bagdad dhe ka urdhëruar qytetarët amerikanë të largohen nga vendi.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey